Paganizmi shqiptar

Paganizmi shqiptar ose Mitologjia shqiptare është një zhanër folklorik i përbërë nga tregime që luajnë një rol themelor në shoqëri, të tilla si: mitet, legjendat dhe përrallat. Miti është një rrëfim fantastik që shpjegon lindjen e elementeve të natyrës. Qëllimi i mitit është të shpjegojë origjinën e botës e të njerëzve. Protagonistë të miteve mund të jenë perënditë, njerëzit me fuqi të jashtëzakonshme, heronjtë, përbindeshat dhe krijesa të tjera fantastike. Koha se kur ka ndodhur ngjarja nuk është e përcaktuar.

Mitologjia ilire dhe pasardhësja e saj mitologjia Shqiptare ka ndikuar në të gjithë njerëzit dhe në brezat e sotëm duke dhënë mesazhe dhe argëtim tek femijët. Mitologjia iliro-shqiptare ka ndikuar edhe në mitologjitë e tjera.


Developed by StudentB